Partizani ikën me turp nga Kupa, kualifikohen Vllaznia dhe Bylis. Ja të gjitha përbaljet në çerekfinale

Fitorja me shifrat 3-1 në ndeshjen e kthimit kundër Besëlidhjes nuk i ka mjaftaur Partizanit për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës. Kampionët në fuqi të Superligës nuk e kanë shmangur dot turpin duke u eliminuar në 1/8 nga një skuadër e Katgeorisë së parë si Besëlidhja. Në takimin e zhvilluar në Elbasan Arena miqtë nga Lezha kaluan të parët në avatazh që në minutën e 5 me Hajdarin, por Partizani brenda një çerek ore lojë përmbysi me Bruno Telushin që fillimisht realizoi ‘dopietë’. Më pas vlonjati realizoi edhe golin e  tretë, por që gjithsesi nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar më tej si pasojë e humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.

Në këtë mënyrë u shmang derbi në çerekfinale me Tiranën, që sot fitoi 4-0 me Kastriotin, një kundërshtar që dy javë më parë e mposhti 1-3. Një kualifikim pa shumë mundim ka qenë edhe për Teutën, që pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë edhe në takimin e dytë ia ka dalë të fitojë 3-1 kundër Erzenit. Ndeshja tjetër e Grupit A të Kupës mes Flamurtarit dhe Vllaznisë ka përfunduar 0-2 në favor të shkodranëve, të cilët kanë siguruar edhe kualifikimin pas barazimit 2-2 në sfidën e parë.

Në Grupin B ashtu siç pritej pa probleme kanë kaluar për më tej Kukësi, Skënderbeu dhe Apolonia. Kukësi ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 4-0 Lushnjën, Skënderbeu ka fituar me rezultat të përgjithshëm 3-0 kundër Besën, ndërsa Apolonia ka kaluar më tej falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë kundër Luftëtarit, pasi sfida e dytë është mbyllur në barazim pa gola.

Ndërkohë pavarësisht fitores 3-2 Laçi nuk ia ka dalë të kualifikohet, pasi në ndeshjen e parë në Ballsh kundër Bylisit është mposhtur 2-0. Ndeshjet e fazës çerekfinale do të luhen ndëmjet Tiranës dhe Besëlidhjes, Teutës dhe Vllaznisë, Bylist dhe Skënderbeut si dhe ndërmjet Kukësit e Apolonisë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë