Partizani kampion, Meta: Skuadra e fëmijërisë! Rama uron Braçen: Mua më mbeti vetëm Juve

Partizani kampion, Meta: Skuadra e fëmijërisë! Rama uron Braçen: Mua më mbeti vetëm Juve

Kryeministri Rama, trajneri Skënder Gega , drejtori sportiv Olsi Rama dhe Presidenti Meta

Partizani fitoi sot titullin kampion pas 26 vitesh, ndërsa të shumta ishin urimet për të kuqtë. Presidenti Ilir Meta shkruan "Urime Partizanit, skuadrës së adhuruar në fëmijërinë time, për rikthimin në krye të futbollit tonë kombëtar".

Edi Rama ka uruar zv/ kryeministrin Erjon Braçe, i cili njihet si tifoz i zjarrtë i Partizanit. "Mua më mbeti vetëm kampionati italian këtë vit, ndërsa zëvendësi im juventin fitoi edhe këtë shqiptarin" thotë Rama.

Ndërsa vëllai i kryeministrit, Olsi Rama që është drejtori i ekipit të kuq deklaroi pas fitores së derbit dhe titullit "Partizani është një ekip shumë i madh. Është luks të punosh për një klub të tillë, që ka një mbështetje shumë të madhe nga tifozëria".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 13/05/2019 15:38

    ILir Floriri.Mos e ke fjalen per Partizanin e Beogradit?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit