Partizani kërkon sot kualifikimin në Europë, Zekic: Ndryshoj ekipin, lojtarët të jenë të hapur për ide të reja

Partizani dhe Atletic Escaldes luajnë sot në 20:45 në "Air Albania". Sfida vlen për ndeshjen e kthimit në turin e II kualifikues të Conference League, me "Demat" që fituan 0-1 në Andorra një javë më parë. Goli i Mba bën që kampionët e Shqipërisë të jenë më të avantazhuar këtë mbrëmje. Para ndeshjes trajneri Zoran Zekic ka thënë se mund të ketë ndryshime në formacion, nisur edhe nga paraqitja "jo" e ndeshjes së parë.

"E kemi analizuar ndeshjen e parë. Ne mund të jemi të lumtur për rezultatin në Andorra, por jo për mënyrën si luajtëm. Por ne kemi parë dhe sa gjëra nuk bëmë mirë, taktikisht, në vrapim, pa agresivitet, duke qenë në vonesë shpesh. Për të vazhduar më tej duhet të ndryshojmë shumë gjëra. Kam folur me ekipin. Nuk ka kundërshtar të lehtë pas tre javësh në këtë kompeticion, por ne duhet të kuptojmë që duhet përqendrim i madh dhe të jemi shumë më mirë. Ne e pamë për shembull se si Ferencavaroshi luajti ndaj skuadrës të Ishujve Faroe, se si skuadra tjetër e Andorras fitoi ndaj Hibernian. Ndaj duhet të mendojmë për këto shembuj", tha fillimisht trajneri.

Më pas kroati foli edhe për ndryshimet e mundshme që mund të ketë në ekip, duke nisur nga paraqitja e parë.

"Me siguri do të ndryshojë diçka, ndoshta sistemin, disa lojtarë. Nuk është e rëndësishme si e nis, por si e mbyll. Me 5 ndryshime mund të ndryshosh ritmin e lojës dhe për mua të gjithë lojtarët janë shumë, shumë të rëndësishëm. Ne kemi folur shumë pas kësaj ndeshje, kemi parë shumë momente të papëlqyeshme, shpresoj që të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Sigurisht mund lë luajmë shumë më mirë në secilën fazë të futbollit", tha Zekic.

Trajneri më pas u ndal edhe te largimi i Selmanit dhe dëmtimi i Mensah në sulm.

"Fillimisht i uroj Selmanit më të mirën në karrierë dhe Mensah të kthehet sa më parë në fushë. Por kemi shumë lojtarë të tjerë. Jam vetëm një muaj këtu dhe duhet të shoh të gjithë lojtarët. Padyshim folëm me Selmanin, për atë që ndodh në fushë e stërvitje, që të presim që të kalojë koha dhe gjithçka do të ishte më e qartë", tha trajneri.

Zekic më pas foli edhe për merkaton në dalje.

"Situatat janë kështu, jo vetëm në klubin tonë në kohë merkatoje. Ndoshta disa lojtarë flasin me klube të tjera pas ofertave, është normale, nuk mund ta ndryshoj këtë. Është më mirë kur fiton e luan mirë, nuk vlen vetëm për këtë ndeshje, e kërkoj në çdo ndeshje. Kam punuar vetëm një muaj dhe kam parë shumë gjëra të mira. Por të gjitha duhet të konkurrojmë çdo ditë, kjo është jeta, duhet të punojmë shumë dhe të mendojmë pozitivisht çdo ditë.

Lojtarët duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja, nëse jeton për futbollin dhe mendon për të, mendoj se asgjë nuk është e pamundur. Ne punojmë shumë, por askush nuk dëgjon për këtë. Të gjithë do vijnë në ndeshje që të shohin atë që bëjmë dhe ne duhet t’u tregojmë paraqitjen më të mirë të mundshme", tha trajneri i Partizanit para ndeshjes me Escaldes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:23
Formacioni/ Partizani favorit në Conference League, Zoran Zekic projekton 'Demat'

Partizani dhe Atletic Escaldes luajnë sot në 20:45 në "Air Albania" për ndeshjen e kthimit në turin e II të Conference League. Me sfidën e parë që përfundoi 0-1 për kampionët e Shqipërisë në transfertën e Andorrës, "Demat" duken më të avantazhuar. Trajneri i të kuqve, Zoran Zekic duket se nuk do ndërrojë skemë, teksa ka balotazh mes Grezdës dhe Da Silvës për një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm:

Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskoski; Murataj, Mehmeti, Rrapaj; Cara, Grezda (Da Silva), Mba Trajner: Zoran Zekic

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë