Ndeshja kryesore e kampionatit shqiptar mes Partizanit dhe Kukësit do të gjykohet nga një arbitër slloven, sipas RTSH.
 
"Matej Jug është arbitri i përzgjedhur nga FSHF për të gjykuar ndeshjen Partizani - Kukësi.
 
36 vjeçari është nga Sllovenia dhe ka arbitruar në Shqipëri edhe miqësoren që inauguroi stadiumin e rikonstruktuar "Loro Boriçi" mes Shqipërisë dhe Marokut, përfunduar 0-0 ne gushtin e vitit te shkuar.
 
Lajmi konfirmohet nga burime te brendshme në FSHF, por ende nuk është zyrtar
" shkruan RTSH.
 
Ndeshja do të luhet nesër në orën 19:00 dhe me shumë mundësi do të vendosë fatet e titullit kampion, pasi dy ekipet janë pikë të barabarta. 


dy.b/shqiptarja.com