Partizani mbetet i kuq, nuk ndryshon
fanellë, Duro: Dua Jamesin e Laçit

Partizani mbetet i kuq, nuk ndryshon<br />fanellë, Duro: Dua Jamesin e Laçit
Partizani nuk do të ndryshojë fanellën, klubi ka vendosur që e kuqja të vazhdojnë që të dominojë deri në fund të edicionit. Drejtuesit e ekipit të kuq vendosën para pak ditësh që të përfshinin në vendimmarrje edhe tifozët në një debat për ndryshimin e fanellës legjendare, teksa alternativë ishte edhe fanella e dytë e ekipit të Barcelonës, e kuqja me të verdhën.

Por tifozët njëzëri reaguan duke mos u pajtuar me idetë e reja duke shtyrë drejtuesit e ekipit që të mos bënin ndryshime rrënjësore. Në fanellën e re që është publikuar dje në rrjetin social Facebook, faqen zyrtare është paraqitur fanella e re. Ndryshimet janë mjaft të vogla, teksa përpos të kuqes që dominon është bërë një kombinim i vogël me një të bardhë të lehtë dhe yllin mbi stemë.

Para pak ditësh tifozët shkruanin në Facebook “Historikisht Partizani ka pasur uniforma tërësisht të kuqe. E verdha është shtesë e viteve të fundit, por dhe e bardha ka qenë gjithmonë minimale. Tifozët brohorasin "e kuqja do fitoje" dhe jo bardhekuqtë, verdhekuqtë apo skuadra vija- vija do fitojë.

Ju lutemi të zgjidhni një uniforme tërësisht të kuqe, sikur i takon Partizanit dhe historisë së tij”. Sikur duket kërkesa është dëgjuar. Trajneri i ekipit të Partizanit, Shpëtim Duro ende nuk e konsideron të mbyllur merkaton e dimrit, teksa synimi i fundit është një sulmues dhe në radarin e tij është James. Sulmuesi, pjesë e ekipit të Laçit ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve në Shqipëri për paraqitjen mjaft të mirë që ka realizuar në Kupat e Europës, por edhe në kampionat me bardhezinjtë.

“Kam kërkuar James të Laçit por ai është nën kontratë me këtë skuadër. Kërkesën ia kam bërë presidentit që në bashkëpunim me presidentin e Laçit, nëse gjen gjuhën e përbashkët do të më pëlqente një afrim i tillë"tha ai. Shanset që lojtari bardhezi i Laçit të bëhet pjesë e Partizanit janë të mëdha, pasi vështirë se do të refuzonte klubin më me shumë  tifozë në Shqipëri. Tashmë mbetet për t’u parë se do të shkojnë trantaivat me lojtarin deri në ditët e fundit të merkatos.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole