Supersfida e javës së 7 të Superligës mes Partizanit dhe Teutës, e zhvilluar në Elbasan Arena është mbyllur me shifrat 0-0. Një ndeshje e cila më së shumti u luajt për të mos u humbur se sa për t’u fituar pavarësisht se durrsakët nuk ishin të saktë në një 11-metërsh.
Emiliano Vila në minutën e 84 nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë pasi Alban Hoxha kuptoi krahun.
Për Partizanin ky është barazimi i dytë radhazi pas atij në derbi me Tiranën, ndërsa Teuta duket se është familjarizuar më ketë rezultat gjatë këtij sezoni. Ky rezultat e zbret Partizanin në vendin e tretë, pasi Kukësi ka një pikë më shumë.