Skuadra e Partizanit ka arritur të marrë fitoren e 6-të rradhazi në javën e 12-të të kampionatit duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 4-1.
"Të kuqtë" zhbllokuan sfidën në minutën e 20-të me Rrapajn, ndërsa shkodranët barazuan 12 minuta më vonë me Balajn.
Në fundin e pjesës së parë ishte Partizani që realizoi dy gola të shpejtë, me Prekën dhe Mehmetin.
Pjesa e dytë nisi sërish me sullm nga skuadra e Partizanit dhe shënoi golin e katërt me anë të Maguette në minutën e 49-të.
Me këtë triumf, Partizani i bashkohet Egnatias në krye me 26 pikë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndërkohë Vllaznia zbret në vendin e 8-të me 13 pikë.