TIRANE-Batha i ka dhënë Partizanit fitoren me rezultatin 2-1 në minutën e fundit të kohës shtesë përballë Teutës në ndeshjen e zhvilluar në ‘Selman Stërmasi’.
Miqtë e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me Cmajcanin në minutën e 19, por vendasit barazuan me Trashin 4 minuta më pas. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë dhe koha e rregullt e të dytës.
Atëherë kur Teuta mendoi se doli me një pikë nga transferta e kryeqytetit pësoi golin nga Idriz Batha. Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu humbi përballë Laçit, ndërsa Luftëtari mundi Kamzën.Pas javës së 14, Skënderbeu kryeson me 31 pikë, i ndjekur nga Flamurtari me 25 dhe Kamza 23.
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com