Partizani në krizë, shpartallohet
Flamurtari, Tirana-Vllaznia barazim

Partizani në krizë, shpartallohet<br />Flamurtari, Tirana-Vllaznia barazim
Dështon Partizani. Të kuqtë janë ndalur në një barazim pa gola në Pukë përballë Tërbunit duke humbur dy pikë shumë të rëndësishme me një ekip që rrezikon rënien nga Kategoria Superiore.
 
Ndeshja në Pukë ishte parashikuar si shëtitje për ekipin e Partizanit, pasi priteshin gola dhe spektakël në fushë, por ndodhi e kundërta.
 
Ashtu sikur kanë deklaruar edhe javët e fundit, lojtarët e Tërbunit nuk kanë toleruar aspak duke e bërë garën më të bukur, rritur shpresat për të qëndruar në Superiore, por duke rrezikuar seriozisht objektivat e Partizanit.
 
Për shumë minuta të kuqtë luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Bicajt, ndërsa pretendimet për një penallti morën përgjigje negative.
 
Tashmë Partizani ndodhet 3 pikë pas Skënderbeut, por nëse korçaret do të fitojnë të dielën në Ballsh do të thellonin diferencën në 6 pikë, ndërsa trajneri Agostinelli rrezikon shkarkimin, pasi në fazën e dytë ka regjistruar disa dështime, që lehtë se do të falen nga drejtuesit e kuq.
 
 
Në Tiranë, kryeqytetasit me shumë mungesa morën një pikë përballë Teutës në ‘Selman Stërmasi’ që duket se kanë shumë vështirësi të fitojnë në fushën e re.
 
Barazimi e lë Tiranën në vendin e tretë 10 pikë pas Partizanit dhe një para Teutës.
 
Kukësi rikthehet aty ku pritej, teksa shpartallon Flamurtarin në verilindje me rezultatin 4-0.
 
Golat për nën kampionët e Shqipërisë u shënuan nga Emini 32′, Hasani 50 (pen) 53′ dhe Flores 60′.
 
Humbja me këtë rezultat ishte e papritur për kuqezinjtë e Vlorës, që ndodhen përballë shumë sfidash dhe problemesh, që duket se po reflektohen edhe në fushë.
 
Edhe Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Laçin.Në fund të takimit ka patur një dëmtim në kokë për Ardenis Gurishtën që është larguar me ambulancë, ndërsa Nimani i Laçit është ndëshkuar me karton të kuq. Gurishta ndodhet në gjendje kome pas përplasjes në fushë. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të