Partizani–Skënderbeu përfundon 0-0
2 ekipet kundër vendimeve të arbitrit

Partizani–Skënderbeu përfundon 0-0<br />2 ekipet kundër vendimeve të arbitrit
Përfundon pa gola ndeshja kryesore e javës së 21-të mes Partizanit dhe Skënderbeut e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit për shkak të rikonstruksioneve që po kryhen në stadiumet e Tiranës. Sfida prodhoi shumë lojë të bukur me grindë dhe raste pa fund nga të dy ekipet, por goli mungoi.

Vlen që të theksohet një rast në minutën e 63, teksa Skënderbeu ti anulohet një gol nga arbitri Meta. Pas një goditje nga këndi Radas gjuan fuqishëm nga jashtë zone duke ndalur sferën në rrjetë, por arbitri anulon golin për një faull ndaj Vilës. Rasti ka ngjallur shumë debat dhe kundërshtime, por Meta ka qenë i vendosur. Por ky nuk ka qenë gabimi i vetëm i arbitrit, pasi ka pezulluar edhe Mazrekajn për ndeshjen e ardhshme, teksa e ndëshkoi gabimisht për një faull të shkaktuar nga Cuculi.

Kështu Partizani përpos 2 pikëve të humbja me Skënderbeun, humbet edhe një lojtar si Mazrekajn për Kukësin javën tjetër, pretendent për titullin kampion këtë edicion më fuqishëm se kurrë. Me këtë rezultat nuk ndryshoi asgjë në tabelën e renditjes, pasi Skënderbeu dhe Partizani mbeten në vendet e 3 dhe të 4 me nga 41 pikë në 21 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Megjithatë lufta është më e hapur se kurrë për vendin e parë, pasi me humbjen e Kukësit, Tirana u ngjit në krye duke e barazuar me 44 pikë, 4 pikë nga dy aktorët e ndeshjes së sotme.


partizani
 	partizani
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra