Partizani me në krye Dritan Mehmetin e ka nisur 2022 me fitore, pasi në transfertën e Rrogozhinës ka mposhtur pastër 0-3 Egnatian. Golat në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e dytë nga Mala, S’kuka që debutoi më së mori dhe Rrapaj. Ndërkohë surpriza e ditës ishte Kastrioti që mposhti 2-0 Teutën dhe mori një trepikësh në debutimin e trajnerit Çela.
Sakaq më herët derbi i Shqipërisë mes Tiranës kryesuese dhe Vllaznisë së vendit të katërt u mbyll me shifrat 0-0.
“Ishte një ditë e keqe e jona. Nuk ishim të qartë në atë çfarë kërkonim të bënim. Edhe rrezikshmërinë kundërshtarit ia mundësuam vetë", tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.
“S’ka qenë dita jonë. Çdo ditë e ka një moment kur nuk është dita e vet. Mendoj se ekipi kampion tregohet edhe kur në lojë të vështirë nuk humbet", u shpreh Visar Bekaj, portier i Tiranës.
“Ishte pothuajse një ndeshje perfekte, por në fund ka rëndësi rezultati dhe të gjesh rrugën e rrjetës, diçka të cilën ne nuk e bëmë. Duhet të punojmë në disa detaje të vogla për t’u përmirësuar", tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Po të shtunën Skënderbeu barazoi 0-0 me Laçin, ndërsa java e 16 e Superligës mbyllet të mërkurën me Kukësi-Dinamo.
Më falni se ndoshta jam larg argumentit po pse s'flisni për Lacion , Romën, e squadra të tjera ku lozin shqipëtarët.
Përgjigju