Prej 3 ditësh Partizani po vijon përgatitjet për ndeshjen e turit të dytë të ‘Europa League’ që do të luajë kundër Sherif Tiraspol. Të kuqtë në takimin e parë që zhvillohet në ‘Selman Stërmasi’ të enjten në orën 17:30, pritet të aplikojnë një tjetër mënyrë loje nga përballja me Qarabag, ku kampionët e Shqipërisë, pothuajse qëndruan në mbrojtje gjatë gjithë kohës.
Ndaj moldavëve trajneri Lerda po mendon që Partizani të jetë skuadra dominuese, ndaj pritet që të ketë edhe disa ndryshime në formacion. Ndërkohë UEFA ka zbuluar edhe arbitrat të cilët do të gjykojnë 90 minutat e para në kryeqytetin shqiptar. Katërshja do të jetë nga Rusia, me kryesor Kirill Levnikov, i cili ka një eksperiencë jo të vogël në Europë, pavarësisht se në kampin e kuq shihet me skepticizëm.
Nga nesër në shitje do të dalin edhe biletat, ku çmimet janë të njëjta si në sfidën ndaj Qarabagut. Vetëm në tribunën kryesore çmimet do të jenë 10 milek të vjetra, ndërsa në të gjithë tribunat e tjera çmimet do të jenë 3 milek të vjetra.
Ndërkohë kjo sfidë përveç prestigjit vlen shumë edhe për arkat e klubit, pasi në lojë janë edhe 280 mijë euro, që çdo skuadër i përfiton në rast se kualifikohet në turin e tretë. Deri më taani pas shpalljes kampion Partizani ka të sigurta 100 milionë lekët e vjetër nga FSHF-ja, 120 mijë eurot nga të drejtat televizive, 260 mijë euro nga UEFA si ekipi kampion i Shqipërisë, 280 mijë euro nga pjesmarrja në turin e parë eliminator të Champions League dhe 260 mijë euo si pjesmarrës në turin e dytë të ‘Europa League’. Aktualisht deri më tani të kuqtë kanë përfituar një shifër të përafërt me 1 mln euro.
Ndërkohë sot në UEFA është hedhur edhe shorti për turin e tretë të ‘Europa League’. Në rast kualifikimi ndaj Sherif Tiraspol Partizani do të ndeshet me fituesin e çftit Maribor-Aik.
A jane ruse arbitrat? Ndeshja eshte e humbur.
Përgjigju