Partizani ka zyrtarizuar sot huazimin e futbollistit Joseph Ekuban nga Verona. Klubi i kuq, ashtu siç ishte bërë e ditur edhe më parë, e ka marrë 19-vjeçarin në hua për një sezon, ndërsa në fund do të ketë edhe të drejtën e blerjes përfundimtare.
Te Partizani Ekuban do të mbajë të veshur fanellën me numër 66 ndërsa menjëherë do t’I bashkohet ekipit në mënyrë që trajneri Lerda ta ketë në dispozicion.
Joseph është i vëllai i Kaleb Ekuban, futbollistit ganez që paati një aventurë shumë të suksesshme të Partizani. Tani të gjithë tifozët e kuq shpresojnë që 19-vjeçari të perfojë ashtu si i vëllai, por ndoshta edhe më mirë.