Partizani një hap larg turit të dytë, e pret klubi historik rumun me president shqiptar: Kurrë s’e kam mohuar origjinën
Presidenti i Steaus Xhixhi Bekali
Partizani luan sot ndeshjen e kthimit për turin e parë kualifikues të Conference League me avantazhin e fitores 0-1 një javë më parë në Gjeorgji kundër Saburtalos. Shanset që të kuqtë të kalojnë në turin e dytë kualifikues të këtij kompeticione janë të mëdha, por nëse ia dalin atje do përballen me gjigandët rumun të Steauas së Bukureshtit.
Klubi historik, që ka fituar edhe trofe europian, ka për president George Becali-n, miliardin që njihet ndryshe si Gigi Bekali. Ky i fundit është me origjinë nga Shqipëria dhe kurrë se ka mohuar, ndërsa më herët ka qenë një politikan pjesë edhe e parlamentit europian.
Bekali njihet në Rumani si një nga biznesmenët më të fuqishëm, ndërsa është i lindur nga një nënë bullgare, por me baba shqiptar. Sa u përket rrënjëve të Xhixhi Bekalit ekzistojnë dy variante. Babai i Xhixhi Bekalit thuhet se ka lindur në Palasë të Korçës dhe vjen nga një familje vllahe. Por një variant tjetër e nxjerr me prejardhje nga Gramshi, ku thuhet se gjyshin e ka nga fshati Tunje, ndërsa gjyshen nga fshati Krushovë. Gjithsesi, në të shkuarën presidenti i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali, ka folur për rrënjët e familjes së tij.
“Babai im ka lindur në Shqipëri, nëna në Bullgari. Ai hyri në Dobrega, për të shkuar në Bukovina, në Banat dhe pastaj në fshatin Baragan, Zagna afër Brailës, ku unë linda në vitin 1958. Unë kam lindur në kamp përqendrimi në Zagna. Prindërit e mi jetonin në çadër, ishim atje për disa kohë, pastaj u zhvendosëm. Kur isha një vjeç, ata u shpërngulën në Pipera. Nëna ime ishte një rrobaqepëse dhe më bënte rrobat më të bukura. Babai më ka dhënë një dorë të vetme, që unë u mora me delet. U rrita në mes të grurit dhe deleve. U rrita në frutore, midis kafshëve, dhe shijova frytet e natyrës, piva qumësht direkt nga kova,”- u shpreh Bekali.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Partizani fiton 1-2 derbin dhe merr kreun, Vllaznia 'ngec' me kampionët! Teuta dhe Skënderbeu barazim me gola
9 Nëntor, 19:10
-
Conference League/ Chelsea shënon 8 gola dhe vendos rekord, sulmuesi shkodran në fushë! Fiorentina e pëson në Qipro
8 Nëntor, 09:11
-
Dinamo 'tërbon' AF Elbasanin, i shënon pesë gola! Partizanit i ikën fitorja në limite, Teuta e barazon në kryeqytet
5 Nëntor, 08:41
-
Renditja/ Vllaznia mposht 3-4 Tiranën, 'Fanatics' dëmtojnë tre lojtarët shkodranë! Laçi befason 2-0 Egnatian, 'arratiset' Partizani
30 Tetor, 16:19
-
Serbët e Superligës dhe Serbia si 'mollë e ndaluar' për shqiptarët e sportit
30 Tetor, 12:52
-
Superliga luan sot tre ndeshje, në Korçë përballje serbësh! 'Klasikja' degdiset në Lushnje
30 Tetor, 09:54
-
Gvozdenovic me mungesa 'kërcënon' Partizanin: Respekt, por jemi Skënderbeu
29 Tetor, 14:30
-
Transferta kundër Skënderbeut, Veselinovic: Partizani ka synim tri pikët, kemi mungesa
29 Tetor, 14:04
-
Partizani në krye edhe me barazim, Brdaric: Të vjen keq si Vllaznia pësoi golin! Zbulohet axhenda e javës së 11
28 Tetor, 15:06
-
Renditja/ Partizani barazon 2-2 në Shkodër dhe mban kreun, Skënderbeu me dhjetë lojtarë ndal AF Elbasanin! Tirana e bën dramë me Laçin
26 Tetor, 21:30
-
Përballë kanë Partizanin, Thomas Brdaric kërkon kreun: Dimë si t'i mundim, Balaj gati për nesër
25 Tetor, 12:21
-
Përballja në Shkodër, flet trajneri i Partizanit: Vllaznia ekip me traditë, e kemi ne në dorë sfidën
25 Tetor, 11:20