Teksa merkato e dimrit shënon orët e fundit skuadra e Partizanit bën zyrtare arritjen e marrëveshjes me mesfushorin nga Gambia.
Tijan Jaiteh ka firmosur një kontratë me drejtuesit e skuadrës kryeqytetase për një vit e gjysëm dhe shikohet në sytë e drejtueve si një tjetër përforcim i të kuqve.29 vjeçari ka pasur një karrierë të suksesshme pasi ka qenë pjese e e ekipeve Brann( Norvegji) , Randers(Danimarkë) , Koper(Slloveni) , KuPS(Finlandë) dhe Bnei Yehuda(Izrael) gjithashtu është edhe përfaqësues i ekipit të Gambias.
Lojatri që për të cilin zërat ishin të shumtë për ardhjen e mundshme tek partizani, pritet ti bashkohet ekipit në ditët e ardhshme.