Partizani revansh ndaj Kukësit
fitojnë edhe Skënderbeu e Laçi

Partizani revansh ndaj Kukësit<br />fitojnë edhe Skënderbeu e Laçi
Skënderbeu tregon forcën përballë Apolonisë duke i shënuar një ‘thes’ me gola për të siguruar fitoren e 5 radhazi këtë edicion, fillimi i të cilit nuk ka qenë si 4 të parët, megjithatë nga java në javë gjithçka ka ardhur në rritje për ekipin e drejtuar nga Mirel Josa.

Përballë modestëve të Fierit, kampionët hapën festivalin e golave që në minutën e 1 me Prognin, për të vazhduar më pas me Shkëmbin në të 27’, tripletën e Martins 47’, 68’, 77’ dhe për ta mbyllur sërish me Prognin në të 87’.
Skënderbeu
Edhe Laçi nuk ka lejuar asnjë hap të gabuar në shtëpi duke mundur Teutën 3-0. Bregdetarët konfirmojnë problemet e shumta këtë edicion, teksa ekipi i Cungut vazhdon që të mbetet mes më të mirëve. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Memelli 24’, Cetkovic 25’ dhe Ofeje 78’.
laci
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Qemal Stafa” mes Partizanit dhe Kukësit, fitues kanë dalë “Demat e Kuq” që ndjekin kryesuesit e Tiranës së bashku me Skënderbeun me një pikë më pak pas javës së 13. Të besuarit e Duros e nisën me vrull sfidën duke shënuar që në minutën e 11 me Ibrahimin.
 partizani
Goli shpërqendroi miqtë nga Kukësi që nuk arritën të dilnin në lojën e tyre, kjo falë edhe mbështetjes së fuqishme të të kuqve për ekipin e Partizanit që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Pjesa e parë ishin për t’u harruar për nën kampionët, pasi në të 33’ pas një gabimi të mbrojtjes pësojnë edhe golin e dytë me Nexhipin.
partizani
Fantazisti rikuperoi topin në kufijtë e zonës së Kukësit dhe me një super gjuajtje  nga e majta shkarkoi sferën në rrjetë, duke detyruar Halilin ta nxirrte nga rrjeta për herë të dytë në një kohë të shkurtër.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!