Partizani ruan distancën, Kukësi shpërdoron supergolin e Reginaldos

Partizani ruan distancën, Kukësi shpërdoron supergolin e Reginaldos

Jasir Asani gjatë penalltisë në ndeshjen Kukësi- Partizani

Supersfida e javës së 26 të kampionatit në 'Loro Boriçi' mes Kukësit dhe Partizanit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Verilindorët të cilët ne këtë ndeshje pretendonin të fitonin me patjëtër për të rihapur kampionatin arritën të kalonin të parët në avantazh, por në fund mbetën të zhgënjyer pasi Partizani arriti të barazonte.

Për verilindorët në pjesën e dytë Rexhinaldo realizoi një supergol me goditje dënimi, ndërsa pas 13 minutash Asani finalizoi një penallti të fituar po vetë. Në fund një pikë që do të thotë shumë për të kuqtë e drejtuar nga Skënder Gega, të cilët në këtë sfidë kishin shumë mungesa.

Kur duhen edhe 10 javë nga përfundimi i kampionatit Partizani udhëheq me 54 pikë, 9 më shumë se Kukësi ndjekës.Për tu veçuar në këtë takim ishte numri i ulët i tifozëve që ishin në "Loro Borici" pasi bileta më e lirë për të ndjekur këtë ndeshje në stadium ishte 1 mijë lekë të reja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë