Partizani-Skënderbeu ndahen
në barazim, Dalipi: Nuk kishim fat

Partizani-Skënderbeu ndahen<br />në barazim, Dalipi: Nuk kishim fat<br>
Është mbyllur në një barazim pa gola ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut. Partizani ishte më pranë fitores, pasi në dy mundësi, Trashi e më pas Sukaj, përballë Shehit patën rastin për t’u dhënë fitoren të kuqve.

Barazimi mban në vendin e parë Skënderbeun me diferencë nga Kukësi, ndërsa Partizani vijoj që të jetë larg objektivave. Pas ndeshjes zv.trajneri i Partizanit, që drejtoi skuadrën nga stoli Klevis Dalipi deklaroi se “Ne i patëm dy mundësi, por nuk mundëm të shënonim.

Ishim të pafat në një ndeshje si kjo. Në momentin që u fut Sukaj, e paralajmëruam që do t’i vinte një mundësi, por ishte i pafat. Mund t’i kishte folur dikush nga mbrapa që je vetëm” tha ai.

Ndërsa Daja u shpreh se Skënderbeu e dominoi Partizanin, edhe pse kundërshtari sipas tij kishte më shumë kohë.

“Rezultati më i drejtë ishte barazimi. Megjithatë, të dominosh pas minutës së 60-të deri në fund me gjithë mbilodhjen në Europë, atëherë do të thotë se jemi në rrugën e duhur. Kemi pasur një ngjeshje ndeshjes duke luajtur çdo tre ditë thuajse” tha ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal