Partizani thyen mallkimin, rikthehet
te fitorja pas 3 humbjesh 

Partizani thyen mallkimin, rikthehet<br />te fitorja pas 3 humbjesh <br>
Kryendeshja e sotme mes Kukësit dhe Partizanit është mbyllur me fitoren e kryeqytetasve me shifrat 1-2 në stdiumin “Zeqir Ymeri”.

Përballja është zhbllokuar nga  verilindorët në minutën e 8 të takimit, ndërsa ishte Sidrit Guri që shndërrojë në gol 11-metërshin.

Skuadra e Partizanit ka reagur menjëherë duke  rihapur takimin në minutën e 24 me autor Bardhin.

Minutat e mbetura folën në avantazhin e të kuqëve, ndërsa në fund të pjesës së parë kryeqytetasit përmbysin rezultatin 1-2  me autor ish-lojtarin e Kukësit Progni.

Në episodin e dytë situata ishte në baraspeshë dhe të dyja ekipet prodhuan lojë të mirë, por nuk  arritën të konkretizonin në gol rastet e krijuara.

Partizani rikthehet të fitorja pas 3 humbjesh radhazi, ndërsa Kukësi vjen nga barazimi me Kamzën në ndeshjen e parë.

Pas 11 ndeshjesh në kampionatin shqiptar të Superligës, ekipi i Kukësit renditet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Partizani ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
partizani

(Momente nga ndeshja në supersfidën mes Kukësit dhe Partizanit në stadiumin e "Zeqir Ymerit")

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës