Duke parë numrin e madh të biletave të shitura për ndeshjen e Partizani-Tirana, Policia e kryeqytetit. Ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e supersfidës të futbollit të Kategorisë Superiore.

Bëhet e ditur se nga ora 13:00 e ditës së sotme deri në orën 20:00, do të bllokohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe në zonën përreth stadiumit “Qemal Stafa”.

Policia e Tiranës i rikujton gjithë tifozëve që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit, se do të lejohen të hyjnë vetëm ata që kanë me vete dokumentin e identifikimit (karta ID ose pasaporta).

Gjithashtu bëhet e ditur se Policia e Tiranës nuk do të lejojë të hyjnë në stadium tifozët e  identifikuar si problematikë dhe të dhunshëm në ndeshjet e tjera.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)