Partizanin e mërzit balta e 'Elbasan Arenas', Daja: Ishte përcaktuese! Xhaferri: Premio për pikën e fituar

Brazimi me rezultatin 0-0 në supersfidën me Vllazninë ka mërzitur jo pak kampin e Partizanit. Trajneri Ilir Daja thotë se të kuqve nuk iu mungoi fati, por fusha me baltë ishte përcaktuese.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Me atë rast të fundit që topi ndaloi në vijën fatale nuk është pjesë e faktit, por megjithatë më pëlqen fakti që djemtë kanë qenë gjatë gjithë kohës kërkues dhe sidomos në pjesën e dytë e kanë shtuar presion ndaj kundërshtarit. Janë dhe shumë pikë në lojë sepse akoma s’ka mbaruar faza e dytë, ç’ka do të thotë se ka dhe gjysmë kampionati.”

Ndërkohë në kampin shkodran janë të lumtur për pikën ndaj të kuqve. Edhe pse nuk ishte një fitore sponsori Alban Xhaferri thotë se për futbollistët do të ketë shpërblim.

Alban Xhaferri, sponsor i Vllaznisë: “Për mendimin tim u bë një pjesë e parë e bukur nga ana jonë. Partizani e ktheu lojën, por për mua ishte një lojë e hapur. Kushtet atmosferike ndoshta na kufizuan. Djemtë kanë derdhur ndjesë dhe për këtë do ta shpërblejmë edhe barazimin sepse për ne është rezultat i mirë.”

Mevlan Adili, futbollist i Vllaznisë: “E dinim se çfarë kundërshtari na priste, një kundërshtar mjaft i mirë, një ekip shumë i mirë dhe për fatin tonë doli barazim, siç e prinsim.”

Pas 17 javësh kampionat Vllaznia udhëheq Superligën me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani i vendit të dytë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë