Partizanit nuk i mjaftojnë 45 minuta të mira, Kukësi barazon në miqësoren e parë

Partizanit nuk i mjaftojnë 45 minuta të mira, Kukësi barazon në miqësoren e parë

Ekipi i Partizanit ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ne tokën turke për fazën përgatitore të dimrit. Edhe pse kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje deri diku pozitive gjithasesi janë mposhtur nga Trabzonspor me rezultatin 1-0.

Vendasit ishim më mirë në pjesën e parë dhe kjo solli edhe golin në minutën e 22 nga Sorloth. Pas këtij episodi të besuarit e Sormanit morën vetën dhe sidomos në pjesën e dytë ishin në disa raste të rrezikshëm, por në asnjë moment nuk mundën ta kalonin dot topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Ndërkohë edhe Kukësi ka zhvilluar sot miqësoren e parë në Turqi kundër skuadrës së Malatjaspor, duke barazuar me rezultatin 1-1. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë vendasit kaluan të parët në avantazh. Për ekipin e Duros do të barazonte Abazaj në minutën e 83, i cili realizoi një gol shumë të bukur pasi kaloi disa kundërshtarë radhazi para se të dërgonte topin në rrjetë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”