Një 47-vjeçare është arrestuar në Dakotën e Veriut të SHBA-së për vrasjen me helmim të partnerit të saj 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë. Ina Thea Kenoyer, 47-vjeç, u arrestua më 30 tetor me akuzën e vrasjes ndaj Edward Riley Jr. Ajo po mbahet në burg derisa të sillet në gjykatë ndërsa hetimi është në vazhdim.
Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga New York Post, Riley u sëmur menjëherë pas një takimi me avokatin e tij më 3 shtator për të vazhduar me një çështje trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.
Sipas të njëjtit burim, Kenoyer bëri thirrje për ndihmë të nesërmen me personelin e urgjencës që e gjetën 51-vjeçarin pa ndjenja. Riley u dërgua në një spital ku vdiq të nesërmen, më 5 shtator.
Mjekët teksa bënë autopsinë zbuluan te kufoma helmimin që i shkaktoi vdekjen, raporton NewYorkPost.
“Rasti është jashtëzakonisht i ngarkuar”, tha një zëdhënës i policisë.
Zëdhënësi i policisë falenderoi të gjithë ata që dhanë informacione për të “mbyllur” rastin.