Kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Moisi Meminaj, ka ironizuar deputetët rivalë të qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima e Arben Ristani, se janë të dy të mërzitur për fshirjen e parullave enveriste në fshatin Kudhës.
 
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Meminaj ka thumbuar Ristanin, duke thelluar kështu përplasjen brenda partiake mes tyre, si një prej të mërziturve për parullat enveriste që ai dhe aktiviste të PD-së Vlorë i prishën para pak ditësh pas rikthimit të tyre gjatë rikonstruksionit të ndërtesave publike nën kujdesin e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, dy vjet më parë.
 
"Mirë Koço, po Ristani dhe “galloshja” thua të jenë mërzitur? Dje, duke ecur rrugës takoj një mik të vjetër, pasi shkëmbejmë përshëndetjet me thotë: ke mërzitur shumë persona me shuarjen e parullave në Kudhës, nga PS pa diskutim, por ke dhe nga PD. Më bëri të molisem, nga PS thashë Koçua ka të drejtë të mërzitet, e shprehu me zë dhe me figurë. Po këtej nga ne thashë nën zë, kush të jetë mërzitur..., mu kujtua Nebili i Gazetës Minerva me shkrimet e tij. Pyeta veten, thua të jetë mërzitur avokati i familjes së parullave, Ristani. Po "galloshja" thua të jetë mërzitur?”, shkruan ai në Facebook.
 
Kryedemokrati i Vlorës nuk sqaron se kush është “galloshja” por me siguri behet fjale për një pseudonim bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit, ende aktiv aktive në politikë, por në radhët e demokratëve...

Redaksia Online
Shqiptarja.com