Ukraina ka njoftuar rifillimin e evakuimeve të civilëve përmes tre korridoreve humanitare, përfshirë edhe qytetin e rrethuar Mariupol. Ky zhvillim vjen pas një dite pezullimi për shkak të frikës nga provokimet ruse.

 “Për sot janë miratuar tre korridore humanitare”, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Verechtchuk në një video të postuar në Telegram.

 


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur