Pas 1 viti kërkime gjendet nëndetësja argjentinase, u zhduk me 44 marinarë në bord

Pas 1 viti kërkime gjendet nëndetësja argjentinase, u zhduk me 44 marinarë në bord

Foto ilustruese

Pas plot një viti kërkime është gjetur nëndetësja argjentinase e mbytur në bordin e të cilës ishin 44 marinarë. Lajmi i gjetjes u bë publik nga autoritetet e marinës argjentinase.

Nëndetësja ARA San Juan u zhduk më 15 Nëntor 2017 dhe për gjetjen e saj u përfshinë ekipe kërkimi nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Nëndetësja u gjet disa qindra milje larg vendit ku dha sinjal për herë të fundit falë një mini-nëndetseje të telekomanduar nga bordi anijes amerikane Ocean Infinity.

Rodolfo Ramallo zëdhënës i marinës argjentinase u shpreh se tani nis një kapitull i ri, për të analizuar pamjet filmike, të gjendjes së nëndetëses e vendosur  se si do të procedohet më pas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”