Pas 10-fitoresh ngec Bayern, barazim edhe mes Atletiko Madrid dhe La Corunias

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Bayern Mynih është bllokuar në barazim pa gola ndaj Frankfurtit, në ndeshjen çelëse të javës së 11-të të Budensligës.
Ndeshja e zhvilluar në "Commerzbank Arena", solli fundin e fluturimit të fitoreve të bavarezëve, që vinin në këtë takim, pas 10-të sukseseve radhazi. Frankfurti nga krahu tjetër merr një pikërtë rëndësishme, jo sa i takon klasifikimit, por në kuadër të kundërshtarit që kishte përballë, pasi barazimi ndaj Bayernit ka sjellë më shumë besim në radhët e skuadrës së drejtuar nga Armin Veh.
Me këtë barazim djemtë e Pep Guardiolas ngjiten në kuotën e 31 pikëve dhe Borusia e Dortmund ka një mundësi të artë për t'ju afruar kampionëve të Gjermanisë. Në klasifikim. Franfurt nga krahu tjetër ngjitet në kuotën e 13 pikëve në vendin e 12-të. Budensliga do të luaj ndeshjet e javës së 11-të gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.
Gjatë mbrëmjes së sotme u zhvilluar dhe ndeshja çelëse e javës së 10-të në Primera Division, ku Atletiko Madrid barazoi 1-1 me Deportivo La Corunias, në fushën e këtyre të fundit. Goli i parë i takimit u shënua nga mysafirët, që përmes Tiago-s në minutën e 34' i bënë vendasit të heshtin. "Qetësi", që zgjati deri në minutën e 77', kur Perez barazoi rezultati dhe ngriti peshë bardheblutë dhe publikun e tyre në shkallët e stadiumit. Barazimi i jep Barcelonës dhe Real Madrid, që të shkëputen edhe më tej në krye të tabelës, nga ndjekësit e tyre, ku djemtë e Simeones janë dhe më të rrezikshmit.
Budensliga java 11-të
Eintracht Frankfurt- Bayern München 0-0
31.10.2015
15:30 1.FC Köln- Hoffenheim
15:30 FC Augsburg- Mainz
15:30 Hertha BSC- Mönchengladbach
15:30 Schalke 04- Ingolstadt
15:30 Verder Bremen- Borussia Dortmund
18:30 VfL Ëolfsburg- Bayer Leverkusen
01.11.2015
15:30 VfB Stuttgart- SV Darmstadt
17:30 Hamburger SV- Hannover 96
Klasifikimi:
Bayern München 31 Pike*, Borussia Dortmund 23, Schalke 19, VfL Volfsburg 18, Hertha 17, Bayer Leverkusen 17, Mönchengladbach 15, Ingolstadt 14, FC Köln 14, Hamburger 14,  Darmstadt 13,Eintracht Frankfurt 13*, Mainz 12, Verder Bremen 10, Hannover 8, VfB Stuttgart 7,  Hoffenheim 6, FC Augsburg 5
*Një ndeshje më shumë
Primera Division, Java 10-të:
20:30 Deportivo La Coruña- Atlético Madrid 0-0
31.10.2015
16:00 Real Madrid- UD Las Palmas
18:15 Valencia CF- Levante UD
18:15 Villarreal CF- Sevilla FC
20:30 Getafe CF- FC Barcelona
22:05 Real Sociedad - Celta de Vigo
01.11.2015
12:00 SD Eibar- Rayo Vallecano
16:00 RCD Espanyol - Granada CF
18:15 Sporting Gijón - Málaga CF
20:30 Real Betis - Athletic Bilbao
Klasifikimi:
Real Madrid 21, FC Barcelona 21, Atlético Madrid 19*, Celta de Vigo 18, Villarreal CF 17, Deportivo La Coruña 14, SD Eibar 13, RCD Espanyol 12, Sevilla FC 12, Valencia CF 12, Real Betis 12, Athletic Bilbao 11, Getafe CF 10, Rayo Vallecano 10, Málaga CF 9, Sporting Gijón 9, Real Sociedad 9, UD Las Palmas 6, Granada CF 6, Levante UD 6*Kanë luajtur një ndeshje më shumë

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave