Pas 11 shtatorit, SHBA fond të
veçantë për trajtimin e kancerit

Pas 11 shtatorit, SHBA fond të <br />veçantë për trajtimin e kancerit
SHBA - Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shton rreth 50 lloje kancerash në listën e sëmundjeve që do të mbulohen nga programi për trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga shpërthimi i 11 shtatorit 2001.

Nga ky vendim janë përcaktuar 70 mijë punonjës të shërbimit të emergjencave, të cilët do të kujdesen për të prekurit me kancer. Rreth një mijë persona kanë humbur jetën pasi janë sëmurur nga toksikimi i ajrit në zonën e shpërthimeve në Ground Zero.

Gjatë një dekade pas shpërthimeve punëtorët e ndërtimit, punonjësit e emergjencës, pastruesit e zyrave dhe shumë të tjerë janë sëmurur si pasojë e mbetjeve të rrezikshme në Ground Zero.

Nga të dhënat e publikuara në qershorin e këtij viti u vendos që programi për shëndetin do të përfshinte edhe 50 lloje kancerash të cilët duhet të trajtohen sipas rekomandimeve të bëra nga komiteti i vëzhgimit. Llojet e ndryshme të kancerit kanë prekur mushkëritë, kraharorin etj si dhe kanë shkaktuar leucemi si dhe është vënë re një rritje e ndjeshme e fëmijëve të prekur nga kanceri. Deri tani, kryesisht i ishte kushtuar vëmendje të prekurve nga toksikimi i ajrit.

Këto vendime po merren nga qeveria e SHBA 11 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën 3.000 persona New York, Washington dhe Pensilvani.

(S.Ç/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten