VLORË- Pas 12 orësh kërkim, është gjendur turisti gjerman së bashku me qenin e tij.

Report Tv mëson se turisti është i apasionuar pas hiking në vendet e paeksploruara.

Ka qenë vetë ai që kishte dërguar një sinjal nga vendi ku ndodhej në “ Skalom të Beget “ një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Policia ka kontaktuar me 73- vjeçari dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron.