Pas 15 ditë i izoluar në qeli, Apeli në Vlorë lirohet Pëllumb Petritaj

Pas 15 ditë i izoluar në qeli, Apeli në Vlorë lirohet Pëllumb Petritaj

Pëllumb Petritaj, njeriu që akuzohet për tjetërsimin e 100 hektarë tokë në zonën bregdetare të Zvërnecit në Vlorë,është liruar nga burgu, pas një vendimi të dhënë nga gjykata e Apelit Vlorë. Vendimi për lirimin e Petritaj është marrë në 27 nëntor 2019 nga treshja e gjyqtarëve Hysen Saliko, Margarita Buhali dhe Skënder Damini. Kujtojmë që Petritaj u arrestua nga policia e Vlorës pas vendimit gjyqësor të datës 12 nëntor 2019, që urdhëronte uniformat blu të arrestonin të pandehurin Pëllumb Petritaj,pasi ky i fundit prej mëse tre muajsh shtynte procesin gjyqësor, dhe gjatë kohës në liri kishte shfaqur sjellje, për ndryshimin e provave materiale.

Petritaj qëndroi 15 ditë i izoluar në qelitë e paraburgimit të Vlorës, ndërkohë procesi gjyqësor ndaj tij, edhe pse i liruar tashmë nga gjykata e Apelit, vijon të mbetet në fazën e dhënies së konkluzioneve nga ana e mbrojtjes së këtij të pandehuri që akuzohet për “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Kjo nuk është hera e parë që Petritaj arrestohet nga policia dhe lirohet nga gjykata e Vlorës. Prokurori i çështjes gjatë pretencës së tij të lexuar në gjykatë, ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 28 vite burgim të Petritaj. Ndërkohë prej mëse tre muaj, mbrojtja e të pandehurit, Petritaj ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit në gjykatë. Petritaj, po përballet me një proces gjyqësor pasi nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara ka tjetërsuar, duke përfituar 100 hektarë tokë në bregdetin e Zvërnecit.

Prokurori Albert Kuliçi gjatë hetimit, zbuloi se biznesmeni Pëllumb Petritaj, ka falsifikuar dosjen gjyqësore të vitit 1997 ku gjyqtar ka qenë Qatip Bylykbashi, Agim Hamiti dhe Artemisa Mece. Prona e tjetërsuar ndodhet në vendin e quajtur “Gryka e Pishës” në Nartë të Vlorës. Gjatë hetimit prokuroria zbuloi se dosja e ATP me nr.674 i përket Muhamet Bedinit dhe jo Seit Shehut, që ka bashkëpunuar me Petritaj. Petritaj përfaqësonte Ramiz Shehun, Merjeme Shehun, Sadiha Shehun, Lulzim Shehun, Lavdosh Shehun dhe Seit Shehun. Pasi kanë marrë pronën prej 1 milion m2 të gjithë këta persona kanë autorizuar Petritajn t’i shesë tokën vajzës së tij. Shitja është kryer me një çmim prej 253 milion lekë, por pretendohet se lekët janë dhënë jashtë zyrës së noterit dhe pa një transaksion bankar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë