/ATSH-AFP/ - Grupi gjerman i prodhimit të automobilave, Volkswagen (VW), regjistroi ulje në tremujorin e tretë të këtij viti, pas 15 vitesh, për shkak të masave të marra për të mbuluar shpenzimet e skandalit të motorëve të trukuar.
VW-ja publikoi sot humbjet neto për periudhën korrik-shtator, që arrinin në 1,67 miliardë euro.
Ndërsa humbja neto e aksionerëve të grupit është 1,73 miliardë euro.
Një rezultat që vjen për shkak të 6,7 milirdë eurove garanci të vënë në dispozicion nga vetë kompania për t'u përballur me skandalin e ndotjes.
Megjithatë këto rezultate nuk janë aq negative sa parashikohej.
Analistët e pyetur nga ndërmarrja "Factes", që ofron shërbime të kësaj natyre, përllogarisnin një hubje neto prej 2,11 miliardë eurosh.
Nga ana tjetër humbja operative e Volkswagenit arrin në 3,48 milirdë euro, sikurse ishte parashikuar edhe nga vetë kompania.