Bastian Schweinsteiger, futbollisti i kombëtares gjermane dhe Chicago Fire në Amerikë, ka njoftuar sot pasditë se në fund të sezonit do të varë këpucët në gozhdë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale 35-vjeçari saktëson se në fund të sezonit do t’I japë fund karrierës 17-vjeçare, ku ka fituar 8 tituj kampion në Bundesligë, 1 FA Cup dhe një kupë bote.
Bastain prej 2 sezonesh luan në Amerikë, ndërsa prej vitit 2016 është tërhequr nga kombëtarja gjermane.
Komento