Pas 2 vitesh, Merkel takohet me
Putin, diskutohet Siria e Ukraina

Pas 2 vitesh, Merkel takohet me<br />Putin, diskutohet Siria e Ukraina
Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar pas dy vitesh në Rusi me presidentin Vladimir Putin. Siria, Ukraina, lufta kundër terrorizmit, ekonomia, bashkëpunimi ishin pikat kryesore ku u ndalën dy politikanët gjatë konferencës së mbajtur në rezidencën verore në Soçi.
 
Takimi mes tyre vjen në një kohë kur marrëdhëniet dypalshe janë në një nivel të ulët për shkak të aneksimit të Krimës nga Rusia dhe lufta ne Siri. Pikërisht për shkak të Krimesë Gjermania ka qenë një nga shtetet që ka këmbëngulur në sanksionet e vendosura ndaj Moskës. Edhe gjatë konferencës Angela Merkel tha se sanksionet ndaj Rusisë do të mbeten në fuqi derisa është bërë shumë pak që të zgjidhet konflikti me Ukrainën .S
 
ipas saj, çelësi është armëpushimi, që mundëson "kompromise të dhimbshme". Por edhe Presidenti Putin ka pranuar në prani të kancelares Merkel procesin e paqes në Ukrainën lindore. Edhe sa i përket çështjes së Sirisë kancelarja nuk i kurseu kritikat ndaj Rusisë e cila mbështet regjimin e Bashar al Assad. Merkel u shpreh se Moska është pjesërisht përgjegjëse për sulmin me armë kimike që tronditi Sirinë jave më parë.
 
Takimi mes tyre i paraprin Samiti të grupit të G20 që mbahet këtë korrik ne Hamburg dhe vetëm një ditë pasi shefi i Kremlinit të takohet me presidentin turk Erdogan dhe bisedës telefonike që Putin pritet te këtë me homologun amerikan Trump.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin