Pas 2040 Britania do të ndalojë
prodhimin e makinave me naftë
Qeveria e Britanisë pritet të lajmërojë ndalimin e prodhimit dhe rrjedhimisht përdorimit me naftë që prej vitit 2040.
Qeveria e Britanisë pritet të lajmërojë ndalimin e prodhimit dhe rrjedhimisht përdorimit me naftë që prej vitit 2040.
Pjesë e paketës për të mbrojtur ambientin është dhe një fond prej 255 milion stërlinash për të ndihmuar këshillat lokalë të përballen me ndotjen aktuale të makinave me naftë, në kuadër të fondit të përgjithshëm prej 3 miliardë stërlinash për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Para se të skadojë afati final i vendosur nga gjykata e lartë, qeveria do të publikojë strategjinë e saj për ajrin dhe në favor të makinave elektrike.
Gjykata ndërhyri pas një beteje të gjatë ligjore dhe detyroi qeverinë që të hartonte plane të reja për tu përballur me nivelet e larta të dioksidit të azotit.
Lëvizja britanike vjen ndërsa masa të tilla janë marrë edhe nga vende të tjera, më e fundit Franca që gjithashtu lajmëroi ndalimin e makinave me naftë pas vitit 2040. Por si në rastin e Fancës, edhe në atë të Britanisë, nuk kanë munguar kritikat.
Ekspertët e ambientit thonë se ambienti i ndotur ku jetojnë 40 milion njerëz në Britani ka nevojë për ndërhyrje tani dhe jo pas 23 vjetësh. Ndërsa ekspertë të teknologjisë thonë se ndalimi i makinave me naftë në vitin 2040 është i pavlerë, pasi deri atëherë ato do të jenë zhdukur automatikisht si pasojë e përparimit të teknologjisë.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14