Pas 4 vjet mungese, Robert Ndrenika
rikthehet në skenën shqiptare

TIRANË – Robert Ndrenika do t’i rikthehet skenës shqiptare pas një mungese 4-vjeçare me premierën e re të “Doktor Shuster” me regji të Spiro Dunit. Aktori vjen në rolin e protagonistit, Doktor Shusterit, një model njerëzor në një situatë të përmbysur vlerash në postkomunizëm.

Ndrenika ka pranuar pak kohë më parë se kjo është koha më e gjatë që nuk është ngjitur në skenë që nga fillimi i karrierës së tij, njoftoi ATSH.

Publiku do të mund ta duartrokasë Rober Ndrenikën në 15 mars, kur do të jetë edhe premiera e komedisë të autorit serb Dushan Kovacevic, provat për të cilën kanë filluar në Teatrin Kombëtar.

Vepra që cilësohet ndryshe si komedi e trishtuar, është shkruar në vitin 2001, ndërkohë në shqip e ka sjellë Timo Flloko. Në role të tjera Duni ka përzgjedhur Flaura Kureta, Artan Imami, Olta Gixhari, Ermir Sina dhe Mateos Frroku. (im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen