Pas 43 vitesh konflikt,grupi i
armatosur,ETA nis çarmatosjen

Pas 43 vitesh konflikt,grupi i<br />armatosur,ETA nis çarmatosjen
Grupi i armatosur separatist i krahinës Baske të Spanjës e Francës, ETA, i cili ka qenë inaktiv prej pesë vitesh, ka dorëzuar disa armë këtë të shtunë duke i dhënë fund fushatës 43-vjeçare të dhunës që ka marrë rreth 829 jetë njerëzish kryesisht në Spanjë.

Në 2011 ata kishin shpallur armëpushim por jo çarmatosje.
 
Çarmatosja e tij është hapi i dytë i kërkuar nga autoritetet për shpërndarjen e grupit, çka ende nuk është pranuar nga militantët.

Një prej çështjeve të mbetura pezull është ajo e qindra aktivistëve të burgosur të ETA dhe atyre ende në kërkim nga qeveritë.

Emri i ETA-s është një akronim i shprehjes në gjuhën baske Euskadi Ta Askatasuna, që do të thotë Liria e Atdheut Bask.

Grupi u krijua në vitet 1950-të gjatë diktaturës së Francisco Franco në Spanjë dhe kërkon formimin e shtetit të pavarur bask në dy anët e maleve Pirene. Populli bask ka kulturën dhe gjuhën e tyre të lashtë Euskara.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane