5 ditë para se Kuvendi të vendosë për 'fatin' e tij, Meta në pelegrinazh: S'u luta që të mos më shkarkojnë! Balla: Zoti fal vetëm mëkate shpirtërore dhe jo penale

Teksa na ndajnë dhe 5 ditë kur Kuvendi do të votojë për shkakrimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit nga Elbasani ku mori pjesë në një pelegrinazh te Manastiri i “Shën Joan Vladimirit”, pyetjes së gazetarëve se nëse u lut që të mos e shkarkojnë iu përgjigj duke thënë se lutja e tij ishte që Zoti "ti falë ata që sipas tij s'dinë çfarë bëjnë". Presidenti ka deklaruar se Kuvendi sot është më antikushtetues se para 3 vitesh.

"Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është zotit ti falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Kjo ishte një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur për tiu bashkuar këtij mesazhi bashkëjetese të të gjithë besimeve të ndryshme dhe besos se është e qartë", tha Meta.

Kreu i shtetit, teksa u pyet në lidhje me faktin nëse do të jetë president deri në 2022-shin, deklaroi se tema e shkarkimit është vënë në dukje pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai i sugjeroi që të merren me një çështje me rëndësi siç është sipas tij vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit.

"Nuk dëshiroj që të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë. Që do të thotë që kjo tema e shkarkimit është bërë më tepër pas 25 prillit dhe kur është konfirmuar edhe gjithçka që presidenti ka thënë para 25 prillit. Kuvend i i dy viteve të fundit ishte një Kuvend pa opozitë, Ai është 3 herë më antikushtetues. Nëse doni të merreni me gjë serioze, merruni me hetimet për krimet zgjedhore para dhe pas 25 prillit dhe pas kësaj date. Në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurt që vota tyre është e sigurt. Barazia para ligjit garantohet kur vota është e lirë. Kur disa votojnë disa herë dhe disave iu mohohet e drejta e votës, ku vota nuk mund të dalë qëllimisht e pavlefshme, dhe ku vota është gjëja më e rëndësishme që kanë qytetarët në demokraci. Kjo është çështje e rëndësishme, çështjet e tjera s’kanë asnjë rëndësi të përmenden”, tha ai.

Seanca parlamentare ku do votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të mbahet më 9 qershor ditën e mërkurë, në orën 10:00. Vendimi u mor nga Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen ku u diskutua për votimin e raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, që u miratua më 28 maj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Balla në manastirin e “Shën Joan Vladimirit”, i përgjigjet Metës: Zoti fal vetëm mëkate shpirtërore dhe jo penale (VIDEO)

Nga manastiri i  “Shën Joan Vladimirit” në Shijon, Elbasan, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj edhe deklaratës së sotme të Presidentit Meta.  Balla tha se Zoti fal vetëm mëkate shpirtërore dhe jo penale.

“Në hyrje të kësaj kishe që për mua është një objekt shumë i dashur, mund të them se kisha dhe zoti fal vetëm mëkat shpirtërore dhe jo ato penale. Kaq mund të them. Apeli im është se do të doja që këtu me mua të ishin edhe kolegët e PD-së, ftesa ime të vijnë ta vizitojnë Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Këtu sot bashkë me ne janë besimtarë nga Mali i Zi dhe Serbia. Siç na bashkon ky shenjt, duhet të bashkohemi brenda politikës shqiptare dhe mbi të gjitha brenda këtij rajoni”, tha ai.

Gjithashtu Balla tha se Manastiri i “Shën Joan Vladimirit” është mikpritës i pelegrinazhit të besimtarëve ortodoksë nga gjithë Ballkani, ndërkohë që tani ndodhen edhe lipsanet e shenjtorit.

“Me vendosjen e lipsaneve ftoj të gjithë besimtarët ta vizitojnë këtë vend të shenjtë, vend i krenarisë sonë në aspektin e traditës qindravjeçare të besimit të krishterë në Shqipëri. Gjej rastin të falënderoj autoritetet më të larta dhe ato vendore të komunitetit ortodoks për ruajtjen dhe vijimësinë e kësaj tradite”, deklaroi  Balla.

Me tej gjatë fjalës së tij Balla theksoi se “Elbasani është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare dhe ne kemi detyrimin që në frymën e kësaj bashkëjetese fetare të punojmë të gjithë së bashku pa asnjë dallim në të mirë të zhvillimit të kësaj zone”

“Propozimi im ndaj kishës është që pelegrinazhi të jetë 1 javë. Këtu vijnë besimtarë të krishterë nga Mali i Zi, Greqia e Bullgaria. Shën Joan Vladimiri është simbol i mirëfilltë i asaj që ne në Ballkan duhet të kemi, modele të bashkëjetesës dhe integrimit. Modeli i integrimit evropian duhet të na orientojë të gjithëve”, tha Balla, ndërsa kërkoi që të rriten kapacitetet akomoduese në këtë destinacion të shenjtë dhe kulturor për qarkun e Elbasanit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 04/06/2021 17:38

    Po ajeroset dhe ecen like injoranti e kokemadhi perpara se te shkoje ne biruce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës

Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës