'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit

Sali Berisha

Lideri i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në aktivitetin e organizuar nga Departamenti ‘Brain Gain’ i Partisë Demokratike mbajtur në Vlorë, ditën e Flamurit. Fjalën e tij Berisha e mbajti me anë të një videoje, pasi vetë nuk ishte i pranishëm sot në Vlorë, edhe pse një ditë më parë u lirua nga arresti shtëpiak.

Berisha hodhi akuza ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, teksa theksoi edhe një herë se fuqinë Rama e ka tek lidhjet me atë që ai e quan mafia shqiptaro-amerikane dhe George Soros.

'Mafia Shqiptaro amerikan pasi i dha drejtësinë Ramës vendosi ti japë dhe opozitën dhe të fshijë nga analet partinë që përmbysi diktaturën, që u ngrit mbi vlerat e kombit shqiptar. pra në këto momente kritike për vendin, qytetarët më pro amerikanë u ndodhën para një të papriture. Por zgjodhën të vërtetën, vlerat, traditën. Kaluan 2-3 vite po sot u pa se pas 5 nëntorit doli me madhështi Amerika e vlerave. Se ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që kryente grusht shteti në një vend partner, që krijoi një drejtësi në funksion të diktatorit. Të shpërbërjes së familjes.'

Sipas Berishës, SHBA mbështetën Ramën gjithë këto vite për shkak të ndikimit të Soros, e më tej shton se SHBA mbështetën ‘grushtin e shtetit’ ndaj opozitës dhe shpërbërjen e familjes.

'Qëndruat për ato vlera që i rikthej në piedestal kombi amerikan. Asnjëherë nuk u shndërruat në anti amerikanë. Për sa kohë Amerika do shkëlqejë, PD do mbetet një forcë e frymëzuar prej saj. U ndala në këtë moment për të theksuar, falenderuar punën e këtij grupi të departamentit Brain Gain. Falenderoj Nikolan për aktivitetin, me një mençuri të veçantë kanë zgjedhur si krye temë vlerat që ne besojmë, mbrojtjen e tyre, promovimin e tyre si kusht për të përmbushur misionin tonë. Për të mos zhgënjyer shqiptarët. Mendoj se janë këto vlera të trashëguara, familja, dinjiteti njerëzor, dashuria për vendin. Liritë dhe të drejtat e qytetarëve na bëjnë të pamposhtur. Na bëjnë ne të ecim të sigurt në të drejtën tonë.'

Por gjithçka sipas Berishës ka përfunduar me ardhjen e Trump në ‘Shtëpinë e Bardhë’.

'Sot ne jemi në kushtet përsëri të vështira dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se rrëzimi i diktaturës është detyrë e vështirë, por çdo njeri të mos harrojë se është plotësisht e mundshme. Sot ne kemi narko diktaturë që ka mbështetje. Pas 5 nëntorit mbështetësi kryesor Soros, nuk do mund të diktojë për Shqipërinë dhe rajonin politikën e SHBA. Fuqia korruptive e narko shtetit është e madhe. Efektet brenda dhe jashtë është e madhe. Aparati represiv bëhet i egër. Çdo ditë e më aktiv të bëhet veprimi ynë. Të qëndrojmë me të gjithë forcën dhëmbë për dhëmbë. Diktaturat ka vetëm dy rrugë: ose me armë, ose me mosbindje civile. Ne jemi Parti Demokratike, jo e dhunës, e vlerave, mosbindjes civile. Rruga që kemi nisur, drejt fitores.'

Departamenti ‘Brain Gain’ së bashku me degën e PD-së Vlorë, në kuadër të kalendarit 12-mujor për projektin “Në kërkim të Simboleve: Qëndresa si vlerë dhe Kalaja e Kaninës si simbol i saj, zhvilluan takimin e radhës në Vlorë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pena: 28/11/2024 14:08

    Po afron 21 Janari, vazhdo mashtro hajdutet e Tu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme