Pas 65 vitesh një President i
Turqisë viziton Greqinë
Zëvendëskryeministri i Turqisë Hakan Çavuşoglu tha se presidenti i këtij vendi Recep Tayyip Erdogan do të jetë presidenti i parë turk i cili do të vizitojë Greqinë pas 65 vitesh.
Zëvendëskryeministri i Turqisë Hakan Çavuşoglu tha se presidenti i këtij vendi Recep Tayyip Erdogan do të jetë presidenti i parë turk i cili do të vizitojë Greqinë pas 65 vitesh.
Duke folur për vizitën e cila do të realizohet gjatë ditëve në vijim, Çavuşoglu tha se “Kemi tre projekte konkrete. Njëri prej tyre është ekspedita e trageteve për transportin e njerëzve dhe mallrave nga Izmiri në Selanik. Projekti i dytë ndërtimi i linjës së trenit të shpejtë nga Stambolli për në Selanik dhe i treti ndërtimi i urës në portat doganore Kipi dhe Ipsala”.
Çavuşoglu tha se vizita e presidentit Erdoğan në Greqi do të ngritë marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve në një nivel më të mirë.
Ai bëri të ditur se në fillim të këtij muaji edhe ai vetë ka vizituar Komotinin, që është vendlindja e tij. Çavuşoglu tha se në kuadër të vizitës së tij ka zhvilluar kontakte në Athinë dhe në Thrakinë Perëndimore.
“Nuk mund ta ndryshojmë të vërtetën se jemi fqinj”
“Nuk mund ta ndryshojmë të vërtetën se Greqia dhe Turqia janë fqinj”, tha Çavuşoglu duke theksuar nevojën për zhvillimin e bashkëpunimit i cili do të mundësojnë forcimin e dy shteteve në aspektin e marrëdhënieve fqinjësore si dhe për rritjen e standardeve jetësore të popullit.
Sipas tij, në muajin shkurt në Selanik do të realizohet Takimi i Nivelit të Lartë për Bashkëpunimin Strategjik.
“Mendoj se kjo vizitë do të ketë rezultate shumë të rëndësishme”
Lidhur me vizitën të cilën presidenti Erdogan do të realizojë në Greqi, Çavuşoglu tha se “Presidenti do ta vizitojë Greqinë si një president i Republikës së Turqisë për herë të parë pas 65 vitesh. Mendoj se se kjo vizitë do të ketë rezultate shumë të rëndësishme. Gjatë vizitës sime në rajonin e Thrakisë Perëndimore, ne u pritëm me një dashamirësi të madhe nga bashkatdhetarët tanë në Komotini dhe Ksanthi. Kjo është sigurisht një emocion që buron nga prania e presidentit tonë, i cili gjithmonë mendon për ata dhe zemra e të cilit rrah për ta. Ky është një emocion i cili buron nga ajo që shohin se një Turqi 80 milionëshe është pranë tyre”./Anadoul Agency
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.2%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1872
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18