Pas 6 ditësh në koma, vdes 13-vjeçarja shqiptare që u aksidentua në Itali! Doli nga shtëpia natën, fshehurazi prindërve! Publikohet videoja para përplasjes

ITALI - Jennifer Alcani ishte vetëm 13 vjeçe. Më 9 janar, natën vonë, kishte dalë nga shtëpia fshehurazi nga prindërit për të kaluar mbrëmjen me dy shokë më të rritur, në McDonald's. Rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes, mamaja e saj, që nuk dinte gjë dhe e besonte të flinte në dhomën e saj, mori lajmin që çdo prind do të donte ta shmangte: vajza e saj ishte në spital, kishte pësuar një aksident në Abbadia Lariana. Jennifer vdiq më 16 janar në spitalin Manzoni të Lecco, pas gjashtë ditësh në koma, pa e rifituar kurrë vetëdijen. Të enjten pasdite, mjekët u detyruan të heqin dorë. Ajo ishte e shtruar në repartin e Neuro-rianimacionit, ku e kishin dërguar në mëngjes pas përplasjes që ndodhi në aksin interurban 72. Gjendja e saj ishte e rëndë që nga fillimi. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj, edhe pse nuk mund të hynin për ta parë, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit të së premtes, më 10 janar, në hyrje të tunelit që të çon në aksin kombëtar 36. Shoferi, një djalë 22-vjeçar, po udhëtonte me më shumë se 150 kilometra në orë dhe pasi doli nga një kthesë e vogël humbi kontrollin mbi makinën e fuqishme, e cila përfundoi kundër një parmak betoni. Në makinë me të, përveç shoferit, ishin edhe dy shokë më të rritur, përfshirë Jennifer, e cila po flinte në sediljen e pasme. Videoklipi i postuar në TikTok tregon momentet e fundit të kësaj gare çmendurake, ku shfaqet shoku që e drejton makinën me muzikën në maksimum. Jennifer kishte rripin e sigurimit të lidhur, por nuk u zgjua pas përplasjes, pasi pësoi një traumë të rëndë në kokë dhe u fut në koma të pashërueshme.

Para aksidentit, Jennifer kishte kaluar natën me shokët e saj duke pirë shumë alkool. Makinën e drejtonte një shok i saj 22-vjeçar, ndërsa shoferi tjetër 19-vjeçar, nga Malgrate, kishte postuar videon në TikTok. Ky i fundit nuk e kishte marrë ende patentën dhe për këtë arsye e drejtonte shoku më i madh. Dy të rinjtë kishin shishe alkooli në makinë dhe, përveç saj, nuk kishte pasur asnjë problem tjetër të dukshëm. Shoferi 22-vjeçar, tashmë i hetuar për plagosje të rëndë rrugore, rrezikon tani edhe akuzën për vrasje nga pakujdesia. Për më tepër, pas përplasjes ai kishte tentuar të largohej nga urgjenca për të shmangur testin e alkoolit.

Jennifer do të kishte mbushur 14 vjeç në prill të këtij viti./ Corriere della Sera

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im