Ditën e djeshme, Policia e Kosovës nisi një aksion në veri të vendit, me qëllim luftimin e krimit të organizuar, marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Edhe pse shifrat janë të pakonfirmuara, flitet për gati 30 persona të prangosur, mes të cilëve ka shqiptarë, serbë e boshnjakë. Të arrestuar janë qytetarë të thjeshtë dhe zyrtarë.
Pas përfundimit të këtij aksioni, ajo çka po tërheq vëmendjen e medieve është edhe një nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës.

Sipas medieve kosovare, ai ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.
G.M./Shqiptarja.com
Komente

