Ky qëndrim i Ramës vjen pak orë pasi Ministria e Brendshme i bëri thirrje opozitës që nëse nuk e mbështeste policinë në aksionet e saj kundër krimit, të paktën të heshtte.
“Operacion i shkëlqyer për kapjen e vrasësit të dyshuar: profesionalizëm dhe bashkëveprim shembullor mes policisë së Tiranës dhe prokurorisë! Përgëzime dhe të tjera suksese në zbatim të ligjit!” – shkruan Rama në Facebook, me sa duket duke iu referuar shtetasit grek të arrestuar sot në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e bujshme të Devi Kasmit në Tiranë.
Reagimi i ramës vjen pak pasi kryetarja e LSi Monika Kryemadhi deklaroi në ekranin e RTSH, se arrestimi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika, ishte një arrestim politik.

s.k/Shqiptarja.com











