Pas Alibeajt, edhe Arbi Agalliu largohet nga grupi i PD: Berisha nuk përfaqëson bindjet e mia, duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit

Pas Alibeajt, edhe Arbi Agalliu largohet nga grupi i PD: Berisha nuk përfaqëson bindjet e mia, duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit

Arbi Agalliu

TIRANË- Pas vendimit të Apelit që i dha vulën e partisë Sali Berishës, një tjetër deputet është larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Pas Enkelejd Alibeajt, edhe deputeti Arbi Agalliu njofton largimin nga grupi, ndërsa në një postim të gjatë në rrjetet sociale shpjegon arsyet se përse e mori këtë vendim.

Ndarja mes tij dhe Berishës është e qartë edhe në qëndrimet që Agalliu ka mbajtur gjatë përplasjes mes dy grupeve, kur është rreshtuar krah Lulzim Bashës. Agalliu shkruan se Berisha nuk përfaqëson bindjet e tij, ndërsa thekson se ka ardhur koha për një opozitë larg hijes së korrupsionit.

Deklarata e plotë

Zhvillimet e fundit politike kanë vendosur në provë secilin prej nesh që jemi pjesë e saj.

Në këto tre vite, pavarësisht përplasjeve të brendshme të cilat krijuan vakuum opozitar ndaj kësaj qeverie të korruptuar dhe model abuzivizmi, personalisht jam përpjekur të bëj maksimumin.

Në politikë, sidomos në vendet e zhvilluara dhe përfaqësuese të demokracisë, koherenca në qëndrime është tepër domethënëse. Fatkeqësisht në realitetin shqiptar kemi politikanë të cilët të bardhës i thonë e zezë, atë që e akuzojnë dhe e shajnë e bëjnë partnerin më të çmuar apo dhe ndryshime qëndrimesh 180° brenda ditës. Në syrin tim, këta janë politikanë që ose kanë probleme dhe halle personale ose janë pupacë të të tretëve. Këta nuk mund kurrsesi të jenë alternativë dhe shpresë për Shqipërinë.

Bazuar në formimin dhe parimet e mia, jam munduar të jem koherent në diskursin dhe qëndrimet që kam mbajtur.

Që në krye të herës kam besuar se tranzicioni politik duhet të përfundojë. Klasa e politikës së vjetër që ka mbajtur peng këtë vend do duhet të largohet. Politikanët e korruptuar, ata të djeshmit dhe këta të sotmit, do duhet të luftohen me çdo mjet sepse janë kanceri i shoqërisë.

Kam besuar dhe besoj se çdo përpjekje për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri do duhet të bëhet përkrah aleatëve tanë strategjikë si SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kam besuar dhe besoj se drejtësia në këtë vend, me gjithë problemet që mund të ketë, duhet të mbështetet pa kushte, sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kundër krimit të organizuar.

Bazuar në këto parime kam mbajtur edhe qëndrimet e mia përgjatë këtyre viteve. Unë besoj fort se e djeshmja e korruptuar nuk mund të jetë e ardhmja. Sikurse besoj fort se secili prej nesh duhet të jetë i qartë në ndarjen e tij me të keqen dhe me atë që nuk mund të jetë alternativë për Shqipërinë e 2025.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare ti kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia, përveç problemeve që ka me drejtësinë apo me vendet simbol të demokracisë.

Sot duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit dhe që ngjall shpresë për shqiptarët. Fatkeqësisht një grupim apo parti që në lidershipin e saj ka persona me probleme nuk mund të jetë alternativë.

Nisur nga qëndrimet e mia të deritanishme dhe asaj që besoj, shpreh sot largimin nga Grupi Parlamentar i PD.

Demokrat nuk të bën as vula e as logo por qëndrimet dhe parimet, bindjet dhe besimi. Nuk mund të përfaqësojë të djathtën dhe demokratët as ish-sigurimi i shtetit, as ish-sekretarët e partisë dhe rinisë dhe as te indoktrinuarit e tyre.

Besoj fort se të djathtës i duhet riorganizim, bashkim si dhe DISTANCIM ndaj çdo faktori që nuk e përfaqëson atë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Antonis kiko: 19/07/2024 15:52

    Ik fillo në bashki

    Përgjigju
  • Asti vlora: 17/07/2024 17:41

    Kky eshte larguar nga lul basha ndofta, se ky shoku lalit dhe i rames nuk ka perfaqsuar kurre pd dhe pse eshte zgjedhur deputet me votat e demokrateve. Nese eshte kaq qytetar sa thone komentuesit, te dorezoje mandatin.

    Përgjigju
    • Rezorti 20 mije leke çadra: 18/07/2024 07:41

      Ok droga ashtu do behet

  • Po prisnim: 17/07/2024 11:30

    Po prisnim ne mars qe do shpallnit programin dhe kandidatet per zgjedhjet e 2025! Shkoni mor lapera se tre here keni dale ne tv ne karrieren tuaj dhe 13 genjeshtra keni thene. Sikur pagueni qe ti vdisnin komplet shpresen ketij populli bageti qe ka ngelur ketu. Tregon korrupsionin ti nderkohe qe kapardisesh ne tirane me makine 70 mije euro!!! Shko mor mbushu andej

    Përgjigju
    • Llap kot: 17/07/2024 15:02

      Ai eshte familje qytetare vlonjate me prona te trasheguara e po desh kapardiset edhe me Ferrari por nuk e ben se nuk eshte dora jote e droges

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë