Ministria e Shëndetësisë është vënë në lëvizje për t'i ofruar kujdes shëndetësor Blerina Rrapushit, pas publikimit të historisë së saj në Report Tv. Lajmi u bë i ditur nga deputetja e Vlorës, Pranvera Resulaj e cila vizitoi në banesë 38-vjeçaren që vuan nga elefantizmi dhe peshon 450 kg.
"Unë skam ilaçe falas, s'kam asgjë jam vajzë 38 vjeçe më është plasur shpirti....", pati deklaruar Pranvera dhe apeli për ndihmë është dëgjuar.
Në shtëpinë e saj ka mbërritur këtë të premte deputetja e socialiste e Vlorës, Pranvera Resulaj.
"Jam njohur nga video juaj, nuk e kisha dëgjuar më parë si rast. Kam ardhur për shkak të ndjeshmërisë njerëzore, përtej faktit se jam deputete. Është një klinikë e vështirë, nuk është e nevojshme për të qenë mjeke... përtej kësaj ka dhe ngarkesë psikologjike", thotë deputetja Pranvera Resulaj.
Operatori i Kujdesit Shëndetësor dhe spitali i Vlorës janë vënë në lëvizje pas një telefonate nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
"Vetë ministrja e Shëndetësisë është në dijeni të rastit dhe ka dhënë udhëzime për ta ndihmuar Blerinën, për ta thjeshtuar jetesën, por s'jam në dijeni se sa mund të arrijë mjekësia ta shërojë...Pra ka filluar vëmendja për këtë rast dhe nuk mund të them tani si do të jetë zgjidhja, por ndjeshmëria njerëzore është e madhe....", vijoi ajo.
Historia e dhimbshme e 38-vjeçares, Blerina Rrapushi u transmetua dy ditë më parë në Report TV. Me lot në sy, rrëfeu se prej 4 vitesh nuk lëviz nga shtrati, ndërsa i ka munguar kujdesi shëndetësor. 38-vjeçarja nga Vlora vuan nga sëmundja e elefantizmit dhe peshon 450 kg.
K.T./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.8%
-
Jo
49.7%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri djeg sipërfaqe me ullinj në Kaninë, rrezikohen banesat (VIDEO)
30 Korrik, 16:40
-
Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, Muho përfundon në spital! Në atentatin e dështuar vdiq shoku i tij Armandi Nelaj
30 Korrik, 15:55
-
Ngordhje masive peshqish në liqenin e fshatit Bestrovë të Vlorës! Shikoni videon
30 Korrik, 13:00
-
'Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe në hetimin pasuror të Suel Çelës!' Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës! Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc
30 Korrik, 11:30
-
Vangjel Tavo flet për CNN grek, tregon pse Gjikuria e paditi në SPAK: Nëse nuk kthehet në SHBA, e ftoj të bëhet nënkryetar i Bashkisë së Himarës
30 Korrik, 10:41
-
Bisedat në Sky ECC/ Pushimi i hetimit për 3.4 milionë eurot e gjetura në Toyota Yaris çoi në pranga kryeprokurorin e Vlorës, gati dosje e re për 'Metamorfozën'
30 Korrik, 07:30
-
Vlorë/ Dogjën me zjarr sipërfaqe me bimësi në fshatrat Delisuf dhe Gjorm, nis hetimi për dy persona
29 Korrik, 16:05
-
Avokati i arrestuar me kryeprokurorin e Vlorës Zarka mbrojti kushërinjtë Vladi në dosjen e ‘Toyota Yaris'
29 Korrik, 15:42
-
Vranë Kleo Gërdhuqin në stanin e tij në Vlorë në vitin 2007, Apeli dënon me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij
29 Korrik, 15:01
-
Zbardhet vdekja e biznesmenit Nelaj! Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, tritoli i mori jetën! Në pranga miku, pronar i 'Erdano Tours' (VIDEO)
29 Korrik, 11:43
-
Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit/ Në Himarë u zhvendosën 311 zgjedhës, 137 u ndryshoi qendra e votimit! Pelinku: Vlerë anormale, kërkuam informacion tek Gjëndja Civile!
29 Korrik, 11:29
-
Zjarret në vend/ 8 vatra aktive, vijojnë flakët në Malin e Shëngjinit e Vau i Dejës! Drejt përmirësimit situata tek vendgrumbullimi i mbetjeve Vlorë
29 Korrik, 11:08
Nuk duhesh lene qe ajo te shkonte ne ate gjendje,qeverise te palarat ja nxjerr vetem medja,i ka shkru leter kryministrit e ministres se shendetesise e e nuk e kan vene ujin ne zjarr,turp,per vete vrapojne jashte shtetit per kurim.Bravo Report tv.
PërgjigjuVetem kjo hajdutja e tatimeve nuk duhej te ishte ne tv dhe aq me shume te bej bamiresen.Kjo eshte turpi i parlamentit.Po si duket hajdutet u ngrikan ne detyre te ne
PërgjigjuInteresante. Tragjike dhe komike. Sikur personi nuk ka ekzistuar ne keto 34 vjet. Sikur nuk ka patur familja asnje kontakt me "kujdesin shendetesor". Dhe ja, sapo doli dje ne TV (shyqyr zoti dhe flm medias) ministria jone "levizi". Komike sepse kujdesi shendetesor nuk ofrohet nga ministria. Komike sepse si ka mundesi qe ministria e cila me se shumti merret me politika dhe statistika nuk na paska identifikuar te tille problematika. Dmth duhet te dalin ne TV njerzia te levize Ministria....
PërgjigjuPër hir të së vërtetës,kujdesi shëndetësor fillon nga mjeku i familjes, me interesim të interesuarit; apovetë familjes