Pas apelimit të Report Tv për mungesën e rojeve dhe kullave të kontrollit, e para që ka marrë masa për vendosjen e këtyre kullave është njësia administrative e Shëngjinit.
Përgjatë bregdetit që administron kjo njësi administrative janë vendosur disa kulla vrojtimi. Kryetari i njësisë administrative, Tonin Uldedaj kishte urdhëruar vendosjen e tyre, në të kundërt, bizneset që nuk do ta respektonin VKM do të gjobiteshin dhe do t’i hiqej licenca.
Sot në plazhin e Shëngjinit situata duket e përmirësuar nga ajo që u paraqit disa ditë më parë. Nuk mungojnë edhe vrojtuesit e bregdetit, por ka edhe zona ku personat e përcaktuar për të kryer këtë funksion nuk e ushtrojnë me përgjegjësi punën e tyre.
Përgjegjësi i Zyrës së Turizmit në Shëngjin Gjovalin Maklaj thotë se po punohet për shtimin e këtyre kullave dhe plotësimin e tyre me të gjitha elementet e nevojshëm për ti bërë ato funksionale.
“ Gjatë këtyre diteve kemi realizuar vendosjen e 5 kullave të vrojtimit në zonën e qytetit të Shëngjinit dhe 2 në Ranën e Hedhur, po punojmë për pajisjen e tyre me tyre me mjetet e domosdoshme për të kryer funksionin e tyre si kulla vrojtimi. Synojmë që të shtojmë edhe disa kulla vrojtimi në bashkëpunim me zyrën e urbanistikës, për arsye që edhe zona e sigurisë të jetë sa më e plotë”, thotë Gjovalin Maklaj.
Rritja e sigurisë për pushuesit e vendosur në bregdetin e Tales dhe Ranës së Hedhur mbetet një sfidë për Bashkinë Lezhë, ndërsa po bashkëpunohet ngushtë edhe me operatoret privat për të përmbushur këtë detyrim ligjor.
[gallery]23288[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO