TIRANË- Pas arrestimit në Prizren dy ditë më parë të Indrit Taullait, i cili u vu në pranga për llogari të një mandati ndërkombëtar lëshuar nga SPAK, mësohet se policia shqiptare ka arrestuar edhe një tjetër person në Shqipëri që ka lidhje me të njëjtat hetime.

Personi tjetër i arrestuar në Tiranë me urdhër të SPAK për të njëjtat hetime me Indrit Tuallau, është Viktor Ymeri i njohur si 'Tori i Xhihanes' . Viktor Ymeri është sjellë sot në Tiranë me urdhër të SPAK, teksa mësohet se ai kishte pak kohë që kishte  dalë nga burgu ku ishte i dënuar me 25 vite burg. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se arrestimi lidhet për të njëjtën situatë që është kapur edhe Taullai. SPAK ka sqaruar pasdite se këto arrestime janë bërë në funskion të hetimeve për dy vrasje të  bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë. Bëhet fjalë për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut para disa vitesh. SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre si të përfshira në këto dy ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Kush është personi tjetër i arrestuar për të njëjtat hetime si Taullau? I dënuar për dy vrasjet e mikut të Lul Berishës

Personi tjetër i arrestuar në Tiranë me urdhër të SPAK për të njëjtat hetime me Indrit Tuallau, është Viktor Ymeri i njohur si 'Tori i Xhihanes' . Viktor Ymeri është sjellë sot në Tiranë me urdhër të SPAK, teksa mësohet se ai kishte pak kohë që kishte  dalë nga burgu ku ishte i dënuar me 25 vite burg. 

Kush është Viktor Ymeri? Ymeri  prej vitit 1999 e deri para pak kohësh qëndronte në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg. Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Viktor Ymeri
Ora 12:37
I arrestuar në Kosovë/ Gjykata e Prizrenit, 40 ditë burg për efekt ekstradimi për Indrit Taullain

Ish-anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Taullau, i cili është arrestuar më 6 dhjetor në KOsovë, ka dalë sot përpara Gjykatës së Prizrenit, për t’u njohur me masën e sigurisë në ngarkim të tij.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar se Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për efekt ekstradimi ndaj Taullait, i cili është kërkohet nga SPAK në Tiranë.

Masa e arrestit është marrë pas hetimeve për organizim dhe kryerjen e një vrasjeje.