BRUKSEL- Pas atentatit në Muzeu hebre në Bruksel BE-ja është vënë në alarm për sulme terroriste nga xhihadistë që kanë luftuar në Siri. Vendet e BE-së po punojnë të mbajnë nën mbikëqyrje personat e dyshuar që kanë përvojë lufte në Siri nëse ata hyjnë në Evropë.
Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord që autoritete anti-terror të shkëmbejnë informacione për të luftuar këtë rrezik.“Brenda mundësive të ligjit xhihadistëve u duhet të ndaluar të shkojnë për në Siri si dhe të merret vesh, kur ata kthehen në Evropë”, tha ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere.
Ai paralajmëroi për rrezikun e sulmeve të islamistëve në Evropë. I ngarkuari i BE-së për anti-terrorizmin Gilles de Kerchove tha se numri i islamistëve të dhunshëm me përvojë në Siri në vendet e BE-së ishte rreth 2000.
Gjatë sulmi në fund të majit në Bruksel u vranë dy turistë izraelitë dhe një franceze dhe u plagos rëndë një belg.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com