Pas Athinës Rama brenda ditës në Bruksel, pritet të takohet me Mogherinin e liderët e Ballkanit Perëndimor

 Pas Athinës Rama brenda ditës në Bruksel, pritet të takohet me Mogherinin e liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri, Edi Rama pas vizitës në Greqi ku do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, do të niset drejt Brukselit ku pritet të takohet me krerët e pesë vendeve të Ballkanit perëndimor, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës.

Ky takim do të bëhet në kuadër të përfundimit të mandatit të përfaqësueses së lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini e cila ka thirru në një takim lamtumire 6 liderët e Ballkanit Perëndimor.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këta takim do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, presidenti Aleksandar Vuciç, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviç dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiç, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Pritet që në këtë takim të diskutohet rreth situatës dhe problematikave në Ballkanin Perëndimor, si dhe dhënia e këshillave të fundit nga Federica Mogherini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja