Pas bamirësisë, skocezët me fustanella ‘pushtojnë’ Tiranën në prag të ndeshjes

Pas bamirësisë, skocezët me fustanella ‘pushtojnë’ Tiranën në prag të ndeshjes

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta me tifozët e Skocisë

Nesër në mbrëmje në 20:45 Shqipëria do të përballet me Skocinë në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërkohë që për këtë ndeshje kanë mbërritur në Shqipëri rreth 2 mijë tifozë miq, të cilët duke përfituar nga vizita janë njohur edhe me kryeqytetin shqiptar.

Ditën e sotme në rrugët e kryeqytetit tifozët skocezë kanë tërhequr vëmendjen me veshjen e tyre karakteristike. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka publikuar disa foto me tifozët miq në profilin e tij në Facebook. Ata janë shfaqur në rrugën e Tiranës të veshur me fustanella tradicionale dhe ngjyrat e fanellës së kombëtares së tyre.

Skocezët nuk kanë ardhur ‘duarbosh’ pasi kanë përgatitur edhe një dhuratë të veçantë për shqiptarët. Ata kanë mbledhur një fond prej 5 mijë paundë të cilin do ta dhurojnë për fëmijët me sindromën “down” dhe autizëm në vendin tonë. (Lexo ketu)


Gazetari Arsen Rusta me tifozet e Skocisë
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)