Pas takimit me kreun e opozitës Basha dhe kryetarin e Kuvendit Meta, ambasadori i SHBA Lu dhe Arvizu janë drejtuar drejt zyrës së kryeministrit Rama ku kanë zhvilluar një takim përreth 1 orë e 20 minuta.
 
Mësohet se fokusi i bisedës ka qenë situata politike në Shqipëri dhe lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit.
 
Ish- ambasadori i SHBA, Arvizu, në postin e Zv. Ndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik, ndodhet prej dy ditësh në Tiranë.


Lu dhe e Arvizu nga Basha tek Meta
Në fokus të takimit të Lu e Arvizu me kryedemokratikn Basha ishte protesta e opozitës dhe lufta kundër kanabisit. Basha i ka qëndruar kushtit për qeveri teknike, ku sipas tij është rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ana tjetër, Meta është shprehur se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)